Vrasja e 56-vjeçarit nga fqinji, flet pronarja: E gjuante me grushte, ja si e gjetëm në banesë…

E rëndë është ngjarja e raportuar këtë të hënë në Tiranë, ku u vra 56-vjeçari Nikolin Staka, pasi u qëllua me grushte nga fqinji i tij Alban Mermeri.

Pronarja e banesës tregon se 51-vjeçari, Alban Mermeri ishte një person problematik në zonë dhe thuajse konfliktohej herë pas herë me banorët kjo për hapësirën që ai pretendonte se e zotëronte me certifikatë.

Ajo ka treguar dhe momente nga ngjarja e rëndë, duke u shpreh se autori vazhdonte ta godiste viktimën me grushte edhe pasi ky i fundit ishte i shtrirë në tokë.

“Nuk është hera e parë që kemi konflikt me këtë person. Jo vetëm ne, por edhe banorët e pallatit. Para 20 viteve në kemi konflikt  personalisht me personin në lidhje me një pronë. Në ’93 kemi hapur një vendim gjykate për çeljen e një parkingu dhe kemi marr një vendim gjykate për ushtrim aktiviteti. Pas 30 vitesh veprim aktiviteti, në 2015 ndodhemi para një vendimi gjyqësor të kësaj prone që është këtu dhe vendimi gjyqësor ekzekutohet nga prona një , jo në pronën dy, dhe përmbaruesi e ekzekuton tek godina janë. Kjo është një çështje e transmetuar edhe tv. Por e gjithë ngjarja ka ardhur sepse ky person është mbështetur nga institucione të ndryshme. Dhe ngjarja me rëndësi ka ardhur nga pjesa e certifikatës së pronësisë, vendimin e gjykatës e ka përdorur dhe nga nxjerrë një certifikatë pronësie tek një pjerrësi këtu.

Tani të vijmë të ngjarja aktuale,  personi vjen dhe i kërkon zonjës që ka dyqanin aty, të largojë makinë  ai debaton me zonjë, dhe komshiu që kishte 3-4 javë që kishte ardhur, del në dritare dhe i thotë,-Mos debato me zonjat. Ky i thotë,- Zbrit poshtë dhe sqarohu me mua. Ai zbret dhe mendoi që ishte sqarim. Ka përfunduar në grushte dhe arsyeja që jam e shqetësuar ,mënyra se si e ka goditur, i rënë personi në tokë ai vazhdonte ta gjuante akoma. Të nesërmen personi vjen, shoqëruesja që interesohej për këtë vjen dhe i thotë burrit, nuk po hapet dera. Burri hyn nga dritarja , hap derën dhe e shikon që ishte pa ndjenja, e shikojmë , e kthen nga ana tjetër dhe shikon që ishte i nxirë nga hematomat që kishte marrë”, tha ajo./bw

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *