Dhjetëra qytetarë kanë nisur sot një marshim nga Sheshi Nënë Tereza si homazh për vrasjen e vogëlushit 8- vjeçar, një krim që ka tronditur mbarë opinionin publik.
Marshimit i është bashkuar edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila tha se kërkesa e familjarëve dhe të afërmëve për rikthimin e dënimit me vdekje nuk është një vendimmarrje që mund të merret nën ndikimin e emocioneve të forta që ka shkaktuar ngjarja.
“Jam në dijeni, këto janë momente të forta emocionale e në këto momente ndoshta s’është vendimmarrja e duhur. Shqipëria e ka adresuar një moment të tillë.
Shqipëria është pjesë e standardeve të BE dhe nuk mendoj që ky dënim s’do jetë ai që do bëjë të mundur marrja e këtij vendi s’do jetë gjëja e duhur për të adresuar, ka shumë probleme të tjera që do i adresojmë që sa të mundemi të ecim para e të parandalojmë ngjarje të tilla, janë vendimmarrje që s’duhen marrë në emocione të tilla të forta”, tha Nikolla për mediat.
Kryeparlamentarja tha se si institucion, Kuvendi “po bashkëpunojmë, kemi propozime për krijimin e regjistrit kombëtar të dhunuesve.
“Parlamenti do punojë do e përdorë këtë moment për të përfshirë të gjithë grupet e interesit që të kemi sa më shumë një proces shterues për të mësuar nga pikëpamja ligjore, nuk mjaftojnë vetëm ligjet, ligjet duhen zbatuar, duhet edhe një ndërgjegjësim që të parandalojmë fenomene të tilla e mos ndodhemi para një ngjarje makabre si ajo e Fierit”.
/Priza.al/