Vrasja e Agim Bucit në sy të djalit 6-vjeçar, ‘pendohet’ ekzekutori! Implikon një vrasës me pagesë: Albert Zaja do më jepte 31 mijë euro

Vladimir Kurti quhet grabitësi që tërhoqi këmbëzën e pistoletës për të vrarë Agim Bucin në Kamëz 2 vite më parë në marketin e tij në sy të djalit të mitur, dhe Ruzhdi Hode është bashkëpunëtori i tij në krim.

Të dy janë arrestuar nga policia dhe kanë pranuar vrasjen, madje asokohe treguan ku hodhën armën e krimit dhe u shfajësuan duke thënë se nuk donin ta vrisnin 53-vjeçarin.

Policia shpërndau një video ku duken dy grabitësit në market dhe kërkimet për armën e krimit, dorezat dhe kapuçat që ishin hedhur në Erzen. Procesi gjyqësor ndaj dy të pandehurve për vrasjen e Agim Bucit, merr sot tjetër rrjedhe në gjykatën e Apelit të Tiranës.

Vladimir Kurti i dënuar me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë që tronditi vendin i tha trupës gjykuese se vrasjen e Bucit e kreu kundrejt pagesës dhe jo për grabitje.

Ai pretendon se urdhërues i krimit, është Albert Zaja, i cili është arrestuar së fundmi si vrasës me pagesë i Shkëlzen Kastratit në Fier. I dënuari përjetë shprehet se armën ja kishte vënë në dispozicion Zaja dhe i kishte dhënë edhe shumën prej 1 mijë eurosh, ndërsa 30 mijë euro do t’ia paguante pasi të kryente krimin. Por nuk bën me dije motivin e ngjarjes. Më tej i Kurti shpjegon se armën e krimit ia ktheu sërish Zajës, e për këtë arsye ajo nuk gjendet, ndonëse pas vrasjes së Agim Bucit në Kamzë, policia devijoi lumin e Tërkuzit, pasi kishte dyshime se ishte hedhur aty.

Vladimir Kurti shpjegoi më tej, se nuk tregoi të vërtetën pas arrestimit, pasi kishte frikë për jetën e tij dhe të familjarëve, por tashmë që Albert Zaja është arrestuar, ai vendosi të rrëfehet.

“Kam patur frikë tëe flas deri më tani sepse me kanë kërcënuar”, deklaroi i pandehuri.

Edhe  i pandehuri tjetër, Rruzhdi Hoda konfirmoi të njëjtën dëshmi.

Pasi dëgjoi rrëfimet e të pandehurve, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të kërkojë informacion nga policia dhe prokuroria, përpara se të shpallë vendimin.

Vladimir Kurti është dënuar përjetësisht, ndërsa bashkëpunëtori i tij Rruzhdi Hoda u dënua me 25 vite burgim. Të dy hynë në orët e vona të mbrëmjes të maskuar dhe të armatosur në marketin e Agim Bucit dhe hasën rezistencën e tij dhe të gruas për të marrë xhiron ditore. Në pak minuta, personat e maskuar qëlluan mbi çiftin e bashkëshortëve, duke lënë të vrarë burrin dhe të plagosur rëndë gruan.

Dinamika ngjarjes

Fëmija 6 vjeç që mbeti jetim nga ngjarja në Kamëz ka qenë dëshmitar i vrasjes së të atit brenda në marketin e familjes Buci. Djali i mitur ishte bashkë me të ëmën, kur aty kanë hyrë grabitësit e maskuar me kapuçë dhe të armatosur.

Në momentin që gruaja ka parë grabitësit, ka thirrur të shoqin, 53-vjeçarin Agim Buçi i cili në përpjekje për të reaguar është qëlluar për vdekje me armë.

Gruaja, Merita Buci, 44 vjeç ka mbetur e plagosur, ndërsa djali 6 vjeç, fatmirësisht është fshehur poshtë banakut duke i shpëtuar plumbave. Pasi morën paratë, grabitësit u larguan me një BMW të zezë, treguan për policinë banorët e zonës.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *