Vrasja e Aldi Ramës, efektivi i Lezhës përballet me drejtësinë

Efektivi i policisë së Lezhës, Myrteza Mehmeti pritet të dalë sot para drejtësisë lidhur me akuzën e ‘Kryerjes së Veprimeve Arbitrare’.

Mehmeti akuzohet se ka kryer veprime arbitrare gjatë arrestimit të 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili u vra nga policia pasi kishte qëlluar për vdekje oficerin e policisë, Saimir Hoxha.
Ndër të tjera, dyshohet se Mehmeti ka keqtrajtuar 21-vjeçarin gjatë momentit të kontrollit ndaj të riut.

Kallëzimin e kishte bërë vetë 21-vjeçari Rama para se të kryente vrasjen e oficerit të policisë duke pretenduar se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga policia ndërsa ishte ndaluar me lëndë narkotike dhe një armë të ftohtë.

Vrasja e efektivit Saimir Hoxha/ Aldi Rama denoncoi forcat e rendit për dhunë gjatë arrestimit për kanabis


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *