Gjykata e Apelit në Gjirokastër sapo ka dhënë këtë të hënë vendimin ndaj te akuzuarve Et’hem dhe Dino Muho të cilet shpallen përfundimisht fajtor, për vrasjen e Alket Muhos në vitin 2021 në fshatin Rabije Bashkia Memaliaj.
Seanca e sotme gjyqësore ka pasur tensione, pasi familjarët e dy të akuzuarve kanë kerkuar ulje të akuzave ana e prokurorit të çështjes Julijan Çafka.
Vendimi i dhënë nuk përcaktonte armën e vrasjes së kryer ndërkohë dënonte me 20 vjet burg Et’hem Muhon dhe me 17 vjet burg Dino Muhon.
Gjyqtari i Gjykates se Apelit Gjirokaster Sokol Pina me gjyqtaren tjetër ndihmese Margarita Buhali mbi bazen e ankimit të prokrorit të çështjes Julijan Çafka ndryshoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Faktit në Gjirokastër dhe vendosi masën e dënimi ku Dino Muho u deklarua fajtor për armëmbajtje pa leje. Sakaq, Dino Muho u dënua nga 17 që kishte dhën Gjykata e Faktit.