Pas hetimeve nga ana e policisë, Edmond Haxhia ka rezultuar se është porositësi i vrasjes së biznesmenit, ku morën pjesë disa shtetas të huaj.
Provat kryesore që çuan në gjurmët e autorëve ishin filmimet e kamerave që edhe zbuluan lëvizjet e grupit të përfshirë në vrasjen e 50-vjeçarit.
“Provat kryesore ishin kamerat e sigurisë që kanë treguar lëvizjet e grupit. Gjithashtu policia thotë se ka edhe prova shkencore dhe ato biologjike që kanë të bëjnë me rrobat. Në zonën e Gjadrit policia ka përftuar prova biologjike të personave që kanë marrë pjesë. Konflikti mes familjes Nikulaj dhe Lekstakajt daton që nga viti 1997”, tha ndër të tjera ai.
Nga ana tjetër ish-Prokurori i krimeve të rënda, Gentian Trenova, është shprehur se policia duhet të vijojë më tej hetimet dhe të bëjë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ai shtoi se vrasësi mund të ketë mësuar disa fjalë shqip sa për të ç’orientuar hetimin.
“Vrasësi mund të ketë mësuar disa fjalë në shqip sa për të çorientuar hetimin. Por çështja duhet të jetë më e plotë. Mund të bëhet lidhja e personit me mbetjet që ka lënë tek rrobat që ka përdorur. Po ashtu edhe në zonën ku mund të jetë hedhur arma duhen kontrolle, pasi nuk duhet lënë me kaq nga ana e policisë”, ka thënë ai.