Një ditë pas vetëdorëzimit në polici të Habib Rexhës, autorit të vrasjes së Arjan Gosës të dielën në Kavajë, ditën e sotme janë gjetur makina dhe arma me të cilin ai ka kryer krimin.
Rexha i kishte fshehur armën dhe makinën në zonën e Plazhit në Durrës, me qëllim për të humbur gjurmët.
Gjithashtu mësohet se arma është dërguar në laboratorin e kriminologjisë, me qëllim për t’u parë nëse kjo armë është përdorur apo jo në krime të tjera.