20 persona janë shoqëruar në komisariatin e Shkodrës për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me vrasjen e Nazmi Bandulës.
Bëhet me dije se 5 prej tyre janë dëshmitarë okularë, të cilët mund të ndihmojnë për zbardhjen e saj.
Sakaq, burime për median bëjnë me dije se vrasja mund të jetë kryer nga një vrasës me pagesë. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur shumë gjurmë të cilat mund t’i vijnë në ndihmë policisë.