Policia ka arrestuar katër persona për vrasjen e biznesmenti 66-vjeçar, Behar Sofia. Të akuzuarit pritet të dalin sot para gjykatës ku do të njihen dhe me masat e sigurisë. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për katër të arrestuarit Enejt Shyti, Skënder Shyti, Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha.
Seanca do të zhvillohet në orën 10:30, ku katër të arrestuarit do të dalin para trupit gjykues. Familja e Enejt Shytit, ekzekutorit të vrasjes është marrë në mbrojtje. Shyti u pendua për krimin e kryer dhe zbërtheu emrat e grupit duke bërë të mundur dhe arrestimin e tre të tjerëve: Skëndër Vathi, Leoanr Xhixha dhe Xhuljano Visha.
Grupi prej katër personash u vu në pranga 18 ditë pas krimit të ndodhur më 25 shkurt të këtij viti pranë Piramidës në Tiranë. Fillimisht u vu në pranga Enejt Shyti, ekzekutori që ishte arratisur drejt Malit të Zi pas krimit të kryer.
Shyti pranoi autorësinë e krimit dhe zbuloi se ka marrë porosi për vrasjen nga Skënder Vathi kundrejt një shume prej 50 mijë euro. Të arrestuarit e tjerë janë Xhuljano Visha dhe Leonard Xhixha. Ky i fundit ka qenë personi që ka gjetur ndërmjetësin Visha, i cili më pas kontaktoi ekzekutorin. Vetë Shyti është shprehur se nuk kishte prekur kurrë armë me dorë më parë dhe se e kishte kryer krimin për paratë e premtuara.