Portugezi Ruben Saraiva i akuzuar për ekzekutimin e biznesmenit Aridan Nikulaj do të ekstradohet ditën e nesërme në Shqipëri.
Mësohet se përfaqësues të policisë dhe Interpolit ndodhen në Marok për të ekstraduar portugezin. Pas ekstradimin ai pritet të dalë para drejtësisë për t’u njohur me akuzat dhe dënimin.
Vendimi për ekstradimin e vrasësit me pagesë u dha nga Gjykata e Marokut rreth 10 ditë më parë. Kujtojmë se biznesmeni Nikulaj u vra më 19 Prill në Shëngjin