Biznesmeni Ardian Nikulaj është vrarë këtë të mërkurë në Shëngjin në lokalin nga persona ende të paidentifikuar.
Deputeti i PD-së Edi Paloka, në një intervistë për mediat tha se ka qenë në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa nuk ka dhënë më shume detaje duke theksuar se nuk ka shumë dijeni për ngjarjen e rëndë.
Paloka: Kam përshtypjen se do të ketë background politik. Nuk mund të flas më tepër sepse nuk ka informacion. Ardian Nikulaj mesa di unë ka qenë i angazhuar në mbështetje të kandidatit të PD, pra të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zonë. Por nuk dua të flas më shumë, pasi dua të kem informacion.
Theksojmë se viktima, Ardian Nikulaj,50 vjeç, dyshohet se u qëllua nga dy persona teksa ndodhej në lokalin “Coral” në pedonalen e Shëngjinit, biznes që është në pronësi të viktimës.