Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar burg përjetë për Eduart Lamajn dhe 35 vite burg për bashkëpunëtorin e tij Ilir Lika, të akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Kurbin të dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin maj të vitit 2020-të brenda një lokali në autostradën Milot-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.
Nga pamjet filmike të lokalit në pronësi të Bujar Likës, del Eduart Lamaj me automatik dhe i veshur si polic, që qëllon në drejtim të tavolinës ku ndodhedhin Lika dhe Paulin Gjergji.
Në lidhje me ngjarjen u marën të pandehur dhe dy mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku të cilët mjekuan në një klinike private Eduart Lamajn i cili mbeti i plagosur në ngjarje, por çështja penale ndaj tyre është veçuar.