Vrasja e bujshme në shesh xhirim, aktori Alec Baldwin zbulon kush ia dha armën: Më tha se ishte e sigurt!

Ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në shesh xhirim ku aktori i njohur Alec Baldwin vrau aksidentalisht kinematografen Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza, teksa xhirohej filmi “Rust”, ka bërë bujë të madhe mediatike.

Është bërë me dije se aktori Baldwin është shprehur se armën, me të cilën shkaktoi tragjedinë, ia kishte dhënë një ndihmës regjisor, i cili i kishte thënë se ishte e sigurt. Drejtori i paidentifikuar nuk e dinte se karikatori kishte municion të vërtetë, thonë të dhënat e gjykatës.

Aktori 63-vjeçar u mor në pyetje nga forcat e rendit, por askush nuk është akuzuar për incidentin.

Më herët të premten, Baldwin, i cili ishte ylli dhe producenti i filmit, tha se ishte “bashkëpunues i plotë” me Zyrën e Sherifit të Qarkut Santa Fe.

“Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën. Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje tonë të admiruar,” shtoi ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *