Vrasja e 20-vjeçares Caroline në Greqi bëri bujë pak muaj më parë dhe akoma vazhdon të komentohet. Në lidhje me fëmijën që ajo la pas, ditën e sotme prindërit e saj kanë bërë me dije se kujdestarin e Lidias tashmë i përket atyre pasi prindërit e Babis kanë hequr dorë.
Sipas vendimit të gjykatës, prindërit e 33-vjeçarit mund të shohin mbesën e tyre pesë ditë në muaj. Megjithatë, ata kanë bërë të ditur se dëshirojnë që marrëdhëniet mes dy familjeve të jenë shumë të mira, pasi shqetësimi i tyre kryesor është që Lidia të rritet me qetësi dhe në mënyrë të ekuilibruar.
Në fakt, nëna e Caroline i ka thënë familjes së autorit të krimit se pavarësisht vendimit të gjykatës, ata mund ta shohin fëmijën kur të duan.
Kështu, në funksion të gjykimit për kujdestarinë përfundimtare të vogëlushes më 7 tetor, familja e 33-vjeçarit njoftoi se nuk kanë ndërmend të luftojnë me prindërit e Caroline-s për marrjen e kujdestarisë.
/Priza.al/