Gjykata e Posaçme e Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e Ardian Çapjas, Klajdi Dokollit, Ervis Bardhit dhe Etjen Canit. Katër personat akuzohen për vrasjen e babë e bir Gentian dhe Nezir Beqiri, të ndodhur në vitin 2012. Gjykata ka ndarë dosjen për dy të pandehurit të tjerë, Olsi Lekun dhe Florent Capja, të cilët janë të arrestuar. Njëri është i arrestuar në Greqi ndërsa tjetri në Emiratet e Bashkuara.
Akuzat ndaj Çapjas janë për dyshimet e vrasjes në rrethana cilësuese, por edhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ishte dëshmia e Ervis Bardhit të penduarit të drejtësisë që çoi në arretsimin e Çapjave
Krimi tronditi vendin gjatë 2012, për shkak se dy viktimat u gjetën të pajetë ndonëse duhet të ruheshin nga policia.
/Priza.al/