Pak më parë qyteti i Kavajës është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku dy persona kanë humbur jetën pas një konflikti.
Shtetasit Edmond Gosa dhe Sali Rexha, të cilët janë takuar për tu sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por se duket se diçka e tillë nuk është arritur dhe situata ka përfunduar me të dy protagonistët të vdekur, njëri nga plagët e shkaktuara nga armë e ftohtë e tipit thikë dhe tjetri nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë.
Dyshohet se në momentin e ngjarjes një nga viktimat, Sali Rexha ka qenë në prani të gruas dhe të fëmijës së tij të mitur.