Vrasja e dyfishtë në Lezhë, Aleksandër Përdoda dënohet me burgim të përjetshëm

Aleksandër Përdoda është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Kol Murranit dhe Preng Simoni në prill të vitit 2020.

Perdoda u arrestua nga një operacion i policisë së Lezhës disa muaj më parë, në banesën e tij në Lalm të Ri, pas rreth 2 vitesh në arrati. Ai është dënuar edhe më parë në Greqi  për vrasje dhe në Shqipëri për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.

Ndërkohë, për 35-vjeçarin Agron Lushi që akuzohej si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Prengë Simoni, u dha pafajësia.

Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *