Vrasja e dyfishtë në “Myslym Shyr”, policia identifikon autorin

Një ngjarje e rëndë u shënua në një lokal në zonën e ‘Myslym Shyrit’, vëllai ka vrarë vëllanë e tij së bashku me kunatën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 në një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet, teksa më pas autori, tashmë i njohur për policinë, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihet ende identiteti i viktimave e ndërsa të panjohura janë edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Uniformat blu vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të kësaj tragjedie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *