Vrasja e dyfishtë në Vlorë/ Policia dhe FNSH zhvillojnë kontrolle për kapjen e autorëve

Pak orë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku në një atentat u vranë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, policia dhe FNSH kanë ngritur disa pika kontrolli ndërsa janë kontrolluar edhe disa banesa, me qëllim kapjen e autorëve.

Mësohet se mes banesave që po kontrollohen janë edhe dhe të familjarëve dhe të afërmve të Arben Beqirajt, i mbetur i vdekur në atentatin ku ishin përfshirë viktimat.

Ngjarja e rëndë ndodhi te mbikalimi i Panajasë ku makina me të cilin po lëviznin dy viktimat u qëllua me breshëri plumbash, duke u marrë jetën në vend Lenës dhe Xhezos. Ngjarja tronditëse ndodhi sot rreth orës 10:00.

Makina nga  e cila ata qëlluan në drejtim të viktimave u gjet më pas e djegur në fshatin Frakull ndërsa brenda saj ishin edhe 3 automatikë.

FNSH ka ngritur pika kontrolli në Vlorë, ndërsa është vënë në kërkim të autorëve.

Mësohet se Lena është një emër i njohur për drejtësinë pasi ka qenë njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiri në vitin 2019 për të cilën u la në burg Eduard Xhezo i cili është vëllai i Hakim Xhezos që u ekzekutua ditën e sotme.

Lena është arrestuar në mars të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim prej vitit 2019. Ndërsa ndaj tij u mor vendimi për detyrim paraqitje sa i takon përfshirjes në vrasjen e biznesmenit Arben Beqirit.

37 vjeçari Lena i cili njihet si një prej “të fortëve” të Vlorës, u përfshi në konfliktin që ndodhi pas rrahjes së Gazment Alushit në nëntor të vitit 2019, sherr që më pas solli edhe vdekjen e Arben Beqirit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *