Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç në një intervistë televizive ka folur për vrasjen e Faton Harjizit nga autoritetet serbe.
Vuçiq ka thënë se policia e Serbisë ka kryer punën e saj.
Ai ka thënë se hetimi për rastin do të tregojë të gjitha motivet dhe sipas tij “ka gjëra të çuditshme në gjithë historinë”.
Presidenti serb ka provuar të krijojë edhe mjegull lidhur me ngjarjen duke pretenduar se “Faton Hajrizi ishte nën ndikimin e agjencive të ndryshme”.
Vuçiç ka thënë se Faton Harjizi kishte vrarë një ushtar rus në vitin 2000 dhe sipas tij është e çuditshme sesi ai reklamohej në rrjete sociale dhe kritikon qeverinë e Kosovës.