Ngjarja rendë e cila u zbulua ditën e sotme në Korçë, mund të ishte parandaluar nëse nëna do të vijonte me mjekimet të cilat i ishin rekomanduar nga mjekët.
Kjo e fundit është shoqëruar nga forcat e Policisë, ku më pas u dërguar në Urgjencën e Spitalit.
Nëna po merret në pyetje nga mjekia neuro-psikiatër Nikolina Bode, për të mësuar më shumë rreth gjendjes së saj mendore.
Mësohet se nëna ka qenë nën kontrollin e mjekëve të Qendrës së Shëndetit Mendor.
Kujtojmë ajo pasi ka lindur, e ka futur të porsalindurin në një valixhe, dhe më pas foshnja ka ndërruar jetë.