Vrasja e gazetarit Khashoggi, Franca liron të arrestuarin: E ngatërruam

Një burrë saudit, i arrestuar në një aeroport francez pasi dyshohej si i përfshirë në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, është liruar.

Vendimi erdhi pasi prokurori i Parisit arriti në përfundimin se ishte arrestuar personi i gabuar. Prokuroria në Paris njoftoi se pas verifikimeve është konstatuar se i arrestuari nuk ishte personi i kërkuar për vrasjen e gazetarit saudit.

Khalid Aedh al-Otaibi, u arrestua të martën në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, teksa ishte gati të hipte në një aeroplan për në kryeqytetin saudit, Riad.

Besohet se ai kishte të njëjtin emër me të kërkuarin.

Kujtojmë se Khashoggi, kritik i madh i Qeverisë saudite, i cili jetonte në SHBA,u vra në tetor të 2018-s, pasi hyri në Konsullatën saudite në Stamboll.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *