Vrasja e Hekuran Billës/ Lirohen dy të dyshuarit, u përfundoi afati i paraburgimit

Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia Viktor Markun dhe Sebastian Malin, të akuzuarit për ekzekutimin e Hekuran Billës në qershor të vitit të kaluar pranë një qendre tregtare në Tiranë.

Marku u arrestua me akuzën e ekzekutimit të Billës, kurse nipi i tij Sebastian Mali dyshohet se ka larguar vrasësin nga vendi i ngjarjes. Më shumë se një vit pas ngjarjes së rëndë dhe arrestimit të tre të dyshuarve, bashkë me Adila Lakrën, prokuroria nuk ka mundur të gjejë prova bindëse për gjykatën për të vijuar gjykimin dhe dhënien e dënimit ndaj tyre.

Në këtë mënyrë, duke qenë se ka mbaruar edhe afati i paraburgimit të dhënë më parë dhe në pamundësi nga prokuroria për të çuar prova të reja për zgjatjen e tij, gjykata është detyruar që të nxjerrë Markun dhe Malin nga qelia duke i lënë në “arrest shtëpie”.

Ashtu si dy të rinjtë, në qershor të këtij viti doli nga qelia edhe Adiola Lakra, e dashura e Billës që dyshohet se e nxorri në pritë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *