Vrasja e Indrit Ndojt, zbardhet dëshmia e dy vëllezërve: Nuk kishim për qëllim ta vrisnim

Është zbardhur një pjesë nga dëshmia e vëllezërve Miri që vranë 34-vjeçarin Indrid Ndoj, në Fushë Krujë.

Burime për mediat bëjnë me dije se vëllezërit Miri kanë deklaruar para hetuesëve se nuk kanë pasur për qëllim ta vrisnin fqinjin e tyre por, situata u kishte dalë nga kontrolli, pasi Ndoj i kishte sulmuar fizikisht.

Ndërsa kanë treguar se në momentin që janë larguar, Ndoj ka qenë gjallë.

“Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjëndje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithcka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdishëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova. Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kacavida kishte prekur damarin kryesor (arterjen femorale) . Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dimim ça të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”, mësohet të kenë deklaruar ndër të tjera vëllezërit Miri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *