Marjan Kola dhe Kristjan Kelmendi, të dyshuar si autorë të vrasjes së ish-deputetit Pashko Ujka, janë lënë të lirë nga Gjykata e Shkodrës.
Gjykata e shkallës së parë ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për të 2. Gjykata ka administruar një provë të re, pikërisht një video ku përmes të cilës pretendohet se autori i dyshuar i vrasjes së ish deputetit dhe bashkëpunëtori i dyshuar ditën e ngjarjes kanë qenë në Kosovë.
Pas kësaj video që është marrë si provë gjykata vendosi ti lirojë duke lehtësuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Përveç kësaj videoje gjykata e shkallës së parë në Shkodër është në pritje edhe të disa provave të tjera të këtyre dy shtetasve që mund të jenë sërish video por edhe fatura të ndryshme të blerjeve apo prova të tjera që mund të faktojnë se dy të dyshuarit kanë qenë në Kosovë ditën kur u vra ish deputeti Pashko Ujka.
/Priza.al/