Vrasja e ish-policit Santiago Malko, ja sa vite burgim dënohet Blendi Teta

Autori i dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos, Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg, pasi bashkëpunoi në vrasjen e ish-efektivit në vitin 2019.

Ish-punonjësi i policisë së kryeqytetit mbeti i vrarë mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”, kur drejt makinës së 26-vjeçarit Santiago Malko u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.

I riu ishte një emër i njohur për autoritetet.  Ai në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *