Vrasja e ish-policit Xhelal Reçi! Video e vrasjes po verifikohet si pjesë e hetimit të krimit së trefishtë në Fushë-Krujë

Në përpjekje për të gjetur vrasësit e tre të rinjve Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata grupi i hetimit ka hapur një seri ngjarjesh të ndodhura katër vitet e fundit, midis tyre edhe ekzekutimin e ish-policit Xhelal Reçi, i vrarë nëntorin e 2021.

https://fb.watch/eo9BoLEt6B/

Një kamera sigurie tregohen momentet e fundit të të ndjerit pranë të cilit afrohet një automjet tip ‘Toyota’, prej të cilës zbret vrasësi i cili e qëllon për vdekje 60-vjeçarin. Për këtë atentat gjatë hetimit paraprak policia lokale hapi disa pista midis tyre edhe ajo e një plagosjeje në dem të një të riu që është kushëri me Briland Martinaj, por pavarësisht dyshimeve atentati i Laçit mbeti mister.

Por sikurse ky atentat i trefishtë i ndodhur në një rrugë kombëtare edhe atentate të tjera të karakterit mafioz vijojnë të mbeten të pazbardhura dhe pa autorë në qeli. Pavarësisht pistave të para dhe dyshimeve paraprake, policia vijon të shpresojë se do gjejë prova e më tej autorët.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *