Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për Orgest Drazhin, shokun e Jurgen Dukës, i cili mbeti i vdekur në minutat e para të 14 dhjetorit në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.
Njoftimi i Polisicë:
“Lidhur me masen e sigurimit ne ngarkim te shtetasit Orgest Drazhi, seanca eshte zhvilluar diten e djeshme date 16.12.2021, me prokuror te çeshtjes Petrit Hysi dhe gjyqtare Oltjona Goxha. Ne perfundim te gjykimit me kerkese te prokurorise dhe ne baze te nenit 244/3 te K.Pr.Penale ku percaktohet se gjykata nuk vendos dot nje mase sigurimi me te rende se ajo e kerkuar nga ana e prokurorit, gjykata vendosi caktimin e mases se sigurimit “Detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale”, sipas njoftimit.
Jurgen Duka (Meziri), është konfliktuar me policin Arbër Sula, i cili ishte jashtë shërbimit, ku ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri. Sipas informacioneve, sherri ka nisur për arsye banale për radhën në market. Viktima dhe autori ishin futur në market si klientë dhe debati ka nisur se kush do paguante i pari.
Viktima rreth 29 vjeç nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.