Vrasja e kamarierit në Velipojë/ Aktivisti Sejko: …kur zgjedhja e duhur ka të njëjtin fund me zgjedhjen e gabuar?!

Nga Genc Sejko

Kam një zakon të “keq”. Kur vi në Shqipëri e ulem në kafe apo restorant, lë të paktën 10% të faturës si bakshish.

Këtë e bëj edhe kur nuk më pëlqen ushqimi apo kafja; kjo sepse dua të vlerësoj punën e ndershme. Një djalë 20 vjeçar u zgjua dje dhe iku në punë. Ishte dita e tij e parë. Nuk iku të merrej me drogë. Nuk shkoi të vidhte. Nuk qëndroi në shtëpi si parazit. Zgjodhi të punojë si kamarier.

Është një punë që në Europë e bëjnë shumë të rinjë gjatë sezonit të verës.

Në orët e vona të darkës zemra e tij 20 vjeçare pushoi së rrahuri nga plumbat që nuk ishin planifikuar për të. Si ta frymëzojmë rininë që të bëjë zgjedhjen e duhur kur zgjedhja e duhur ka të njëjtin fund me zgjedhjen e gabuar?!”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *