Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i pyetur në lidhje me vrasjen e kineastes Halyna Hutchins nga aktori Alec Baldëin, ka hedhur dyshime se vrasja ka qenë e qëllimshme.
Trump tha në një intervistë në Saturday Night Live se aktori është një person problematik dhe mund të ketë patur përplasje me kineasten.
“Kush do të merrte një armë, do t’ia drejtonte një kineasteje dhe do të tërhiqte këmbëzën? Ndoshta e ka bërë me qëllim. Nëse do të më jepnin një armë, unë kurrë nuk do t’ia kisha drejtuar dikujt dhe ta qëlloja atë. Pra, ka diçka që nuk shkon me të. Ai është me probleme. Ai është një djalë i trazuar. E kam vënë re prej vitesh. Ai grindet me grushte me gazetarët. Shikoni, edhe mua nuk më pëlqejnë gazetarët. Disa më pëlqejnë, disa janë të shkëlqyeshëm, disa janë të talentuar, por nuk ke pse përfshihesh në sherr me grushte. Dua të them, në gjithçka që ai bën, ai është një djalë i paqëndrueshëm,- tha ish presidenti.
Trump tha gjithashtu se mendonte se ishte e çuditshme që arma i është drejtuar Hutchins, kineastes, dhe jo një aktoreje që ishte pjesë e xhirimeve.
Kujtojmë se Alec Baldëin e ka imituar shpesh Donald Trump nëpër spektakle të ndryshme.
/Priza.al/