Vrasja e Klodian Rashës, gjykata jep vendimin për Nevaldo Hajdarajn

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodjan Rashës. Ish-efektivi i Shqiponjave do të kryej vetëm 10 vite burg, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke iu ulur dënimi me 1/3.

Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi që i riu të dënohet në minimum, kërkesë që nuk u pranua. Ndërkohë që vetë Hajdaraj nuk foli gjatë seancës.

Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit.Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregonin qartë veprimin e policit, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte. Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensione politike.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *