Vrasja e Klodian Rashës/ Kalon për gjykim çështja ndaj ish-efektivit Hajdaraj, i kërkon falje të atit të viktimës

Ka kaluar për gjykim dosja penale e Nevaldo Hajdarajt, ish-efektivi i forcave “Shqiponja”, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës mëngjesin e 8 dhjetorit në zonën e Laprakës. Seanca u kryesua nga gjyqtari Bedri Qorri.

Avokati i Hajdarajt ka kërkuar ndryshimin e akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme. Ai gjithashtu ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Megjithatë do të jetë trupi gjykues që do të marri çështjen që do të vendosë.

Ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj ka qenë i pranishëm në seancën e sotme, ku gjatë gjithë kohës ka qëndruar me kokën ulur. Ai i ka kërkuar falje në seancë babit të Klodian Rashës.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, babai i Klodian Rashës është prononcuar për mediat. Ai tha se shpreson që asnjë të mos vritet në mënyrë makabre si djali i tij. “Shpresoj që tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë. Asnjë zemre nënë të mos plagoset, asnjë zemër vajze dhe djali të mos vritet në një mënyrë makabre si puna e djalit tim”, tha ai.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra në 8 dhjetor me armë zjarri. Nevaldo Hajdaraj e ka qëlluar atë me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Patrulla e policisë u përpoq të ndalonte Klodianin, pasi po kryente veprime të dyshimta dhe kishte shkelur Aktin Normativ për ndalimin e lëvizjes pas orës 22:00. Rasha nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u largua me vrap. Polcia u vu në ndjekje të tij dhe më pas në një moment oficeri i policisë Nevaldo Hajdaraj e qëlloi të riun me dy plumba, një në shpatull dhe një në kokë, duke e plagosur rëndë. Klodiani më pas ndërroi jetë në spital.

LAJMI I FUNDIT/ Efektivi i policisë i kërkon falje babait të

LAJMI I FUNDIT/ Efektivi i policisë i kërkon falje babait të

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *