Vrasja e Klodian Rashës/ Ish-efektivi u dënua me 10 vite burg, ankimon vendimin në Apel! Ja pretendimet…

Me datë 14 korrik Gjykata e Tiranës dënoi me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn, i cili u shpall fajtor për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit Klodjan Rashës. Ish-efektivi i Shqiponjave do të kryej vetëm 10 vite burg, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke iu ulur dënimi me 1/3.

Ndërkaq, sot mwsohet se sh-efektivi i “Shqiponjave”  ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe dënimin për akuzën e “vrasjes në tejkalim të nevojës për tu mbrojtur”, por jo vrasje me dashje, ashtu siç është gjykuar në Gjykatën e Tiranës.

Ankimi është dorëzuar në fund të korrikut dhe pritet që Apeli të hedh shortin për dosjen. Por ish-efektivi nuk është i vetmi që ka ankimuar vendimin, pasi edhe Prokuroria ka pretendime për dënimin.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg por Gjykata e Tiranës e dënoi me 15 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 vite heqje lirie.

Ngjarja

Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit.Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregonin qartë veprimin e policit, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte.

Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensione politike.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *