Gjykata e Posaçme vendos të shtyjë me 2 muaj e 15 ditë, afatin e hetimit ndaj të akuzuarve për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, në shkurtin e vitit 2005.
Për dy vrasjet e bujshme po hetohen nga SPAK disa persona.
Ata janë Emiliano Shullazi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Luftar Reçi.
Ka qenë dëshmia e Luftar Reçit, i penduari i drejtësisë që çoi në zbulimin dhe zbardhjen e plotë të dy ngjarjeve të rënda kriminale të 15 viteve më parë, ku në dy atentate mafioze u ekzekutuan Klodian Saliu, si dhe biznesmeni Vajdin Lamaj me mikun e tij, Artan Arsi.
/Priza.al/