Vrasja e Martin Çeços në Maliq/ Nëna e Martinës tregon ngjarjen: I bëri ftesë në FB por…

Martina Pajollari është lënë në burg këtë të hënë, pasi akuzohet për vrasjen e Martin Çeços.

Pas vendimit, nëna e Martinës ka thyer heshtjen duke pohuar se vajza e saj nuk ka lidhje me krimin,

Miranda Pajollari tregon se gjithë historia kishte nisur pas një ftese në rrjetet sociale që 26-vjeçari që mbeti viktimë, i kishte bërë në rrjetet sociale të bijës. Ajo tha se e bija ishte e pafajshme.

“I bëri ftesa ai çupa nuk ja pranoi. Një e dy, dhe çupa se pranoi. Pastaj se ç’na futën në ngatërresa ata (policia) që hodhëm atë firmën. Pa shkollë jam pa gjë, firmën me zor e hodha. Na kërcënonin kur e shpura çupën në fillim. Na erdhën, na morën në 12 të natës, çupën e godisnin, e rrinin. Ne jemi të pafajshëm si ne dhe djemtë. Mua më kanë ndihmuar me bukë me të tëra, janë të pafajshëm dhe çupa dhe ata nuk kanë bërë asgjë. E morën çupën 3-4 herë andej, ne nuk e dinim atë vend. Nuk ja kishim idenë se ku ishte (rezervuari), çupa qante. Ne bashkëpunonim tha (çupa) po ata e morën për tjetër gjë se ne ata (kushërinjtë Molloaj) na ndihmonin. Unë kam 4 fëmijë. Thonin ‘ka të dashur Valter Mollajn’. Ai e ka si çupë. Dua të dalë çupa. Janë të pafajshëm. Dua çupën. Burri e kërkon është i sëmurë do çupën. Edhe atë firma që hodha, na kërcënuan na mbajtën 24 orë aty. Çupa ka 2 javë që është martuar kam dhëndrin këtu. Burrin e ka nga Vlora. Telefonin ja kanë marrë në polici edhe telefonin e dytë ja kanë marrë. Më kanë marrë dhe djalin, ai 13 vjeç. I bëj thirrje shtetit të nxjerrë të vërtetën se çupa është e pafajshme bashkë me të tjerët”, tha nëna për Ballanweb.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *