“Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa më e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Për sa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë ose ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do të thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur një konsensus dhe të arrijmë që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, tha Muzhaqi.
Ndërkohë në lidhje me ligjin e miratuar nga parlamenti për birësimin e fëmijëve që i jep mundësi dhe komunitetit LGBT, prindërve të vetëm dhe atyre nën 35 vjeç të adoptojnë fëmijë, Muzhaqi tha se është fantastike kur mund t’i japësh një fëmije një familje dhe dashuri.
“Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe është fantastike kur t’i mund t’i japësh një fëmije një familje, kur nuk ka dashuri njerëzore dhe pastaj pjesa tjetër duhen diskutuar, menduar, por e rëndësishme është që s’ka gjë më të bukur se birësimi”, tha ministrja.
Sa i përket pjesëmarrjes së ulët të studentëve në takim, nëse është bojkotuar për shkak të fjalisë që ajo tha se ‘nuk kishte kohë’, Muzhaqi u shpreh se studentët mblidhen me grupe për masat e Covid.
“Patjetër është ora 16:30 dhe mund të ndodhë që jo të gjithë nxënësit të jenë prezent. Grupet e mia janë 20-35 studentë ky është rregulli që unë zbatoj. Dyshoj qe ky është rasti, sepse të rinjtë me kuptojnë me mire se gazetarët”, tha ministrja.
/Priza.al/