Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan lë në fuqi masën “arrest Shtëpie” për ish-nëndrejtorin e policisë Albert Nushi.
Burime për median bëjnë me dije se e njëjta masë është lënë edhe për ish-drejtorin Nikollaq Palla, pasi të dy këta shtetas akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, disa ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Mësohet se avokatët kanë kërkuar zhvlerësim të masës së sigurisë, ku theksojnë se ata nuk kanë mundësi të largohen si dhe kushtet ekonomike të tyre janë vështirësuar.