Vrasja e nënkomisarit në Lezhë/ Kapen 2 shokët e autorit! Kolegët e policit qëlluan 9 herë në ajër

Mbrëmjen e sotme policia ka bërë të mundur arrestimin e 2 personave të cilët ndodheshin në makinë me Aldi Ramën, në momentin kur ky i fundit qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha.

Të dy personat, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, u shoqëruan menjherë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa mbëmjen e sotme iu komunikua arresti. Të tre të rinjtë rezultojnë përdorues hashashi dhe të përfshirë në trafik droge. Ndërkohë nga hetimi paraprak rezulton se kolegët e Saimir Hoxhës kanë qëlluar 9 herë ndaj Ramës, i cili arriti të largohej. Ndërkohë nga hetimi paraprak rezulton se kolegët e Saimir Hoxhës kanë qëlluar 9 herë ndaj Ramës, i cili arriti të largohej.

Në momentin kur ndodhi ngjarja, Saimir Hoxha shoqërohej nga 4 kolegë, të cilët menjëherë kanë kërkuar ndihmën e FNSH, kanë neutralizuar 2 shokët e autorit dhe më pas kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë nënkomisarit, duke bërë që Aldi Rama të largohej.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *