Policia italiane është duke vijuar hetimet për dy vdekjet e ndodhura më 7 qershor, atë të transgjinores Camilla dhe shqiptares Nevila Pjetri, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në harkun kohor të 24 orëve jo shumë larg njëri-tjetrit.
Daniele Bedini është arrestuar si autor i dyshuar i të dyja ngjarjeve, ku dhe vazhdon ta mohojë përfshirjen në të dyja vrasjet.
“Natën e dy vrasjeve kam qenë në lokal me shokë”, mësohet të ketë thënë ai.
Sakaq, dyshohet se transgjinorja Camilla të ketë parë autorin kur ka tërhequr zvarrë trupin e pajetë të Nevilës dhe e ka hedhur në përrua. Kjo e fundit u gjet e pajetë në shtratin e përroit Parmignola, në Marinella, pranë Sarzanës, e vrarë nga dy tështëna me armë në kokë.
Ndërkohë po vijojnë hetimet nga policia për të konstatuar nëse ka lidhje mes dy vdekjeve.
Autopsia e Nevila Pjetrit
Vajza shqiptare u vra me dy të shtëna me pistoletë të kalibrit 22 në kokë. Mjekja ligjore Susanna Gamba konstatoi rezultatin e autopsisë. Gjuajtja e parë është qëlluar në ballë, tjetra pas veshit të majtë. Ende mbetet për t’u sqaruar nëse vrasja ka ndodhur në vendin ku është gjetur kufoma apo diku tjetër.