Eksperti i kriminalistikës ka komentuar lëvizjet e vrasësit portugez në momentin e ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj.
Ai komentoi qëndrimin e të afërmit të Nikulajt i cili ishte pranë derës në momentin kur vrasësi qëlloi drejt biznesmenit dhe nuk bëri asnjë lëvizje.
Sponsorizuesit që qëndrojnë pas kësaj vrasje, kanë hedhur shumë para që ajo të finalizohet.
“Ai është mpirë, ose është shokuar nga ngjarja që ka ndodhur. Autori ka pasur gjakftohtësi absolute. Po të ishte nën trembje autori mund ta eliminonte edhe personin te dera. Një njeri i ngurtë që mezi lëviz si makinat transformues. Ai ka marrë masa mbrojtëse në trup sepse në foto nuk duket se ka ato parametra. Kam përshtypjen që sponsorizuesit kanë hedhur lekë për këtë ngjarje”, deklaroi ai.