Vrasja e Nikulajt/ Gjykata në Angli merr vendimin për britaniken e akuzuar

Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar ka pranuar kërkesën për “lirim me kusht” të shtetases britanike Harriet Bridgeman, të akuzuar në Shqipëri si e përfshirë në vrasjen e biznesmenit Nikulaj.

Të premten, katërshja e arrestuar, dolën përpara gjykatës së specializuar për ekstradimet duke kërkuar lirim me kusht.

Sakaq, gjykata refuzoi lirinë me kusht të Thomas Mithan. Ndërsa kërkesat e Edmond Haxhisë dhe Steven Hunt për liri me kusht do të shqyrtohen më 2 Qershor.

Gjykata Angleze gjithashtu refuzoi të arrestojë një nga personat e shpallur në kërkim nga Shqipëria lidhur me vrasjen e Ardian Nikulajt.

Harry Simpson, është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga, por gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin, me arsyetimin se nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë patur rol në ekzekutim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *