Dy prokurorë britanikë kanë mbërritur në Shqipëri për tu njohur me dosjen hetimore të vrasjes së Ardian Nikulajt. Ata kërkojnë provat që implikojnë personat e vënë nën akuzë të cilët tashmë janë ndaluar nga policia britanike.
Sipas burimeve, hetuesit anglezë po zhvillojnë takime me drejtues te prokurorisë se Lezhës dhe grupin hetimor ne lidhje me këtë çështje.
Autoritetet angleze kërkojnë që të njihen me provat për të vendosur rreth ekstradimit të personave të arrestuar në Angli me kërkesë të prokurorisë së Lezhës.