Policia ka lënë të lirë dy personat që u shoqëruan si të dyshuar për sulmin drejt televizionit kombëtar “Top Channel” të hënën. Aty mbeti i vrarë roja 60-vjeçar Pal Kola.
Dy të shoqëruarit, ish-dhëndri i viktimës Roberto Papçi dhe shoku i tij A.Tonaj u ndaluan në Vlorë.
Që në momentet e para ata mohuan përfshirjen në ngjarje. Pas marrjes në pyetje, 2 të shoqëruarit u liruan pasi nuk është vërtetuar implikimi i tyre në ngjarjen e rëndë.