Vrasja e Pëllumb Islamit në Greqi, në pranga një 23-vjeçar

Një tjetër i dyshuar ka rënë në prangat e policisë greke për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Pëllumb Islami në Nea Jonia të Athinës.

I dyshuari është një 23-vjeçar, i cili është një nga shtatë personat ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti.

Protothema shkruan se shqiptari mund të mos jetë qëlluar aksidentalisht, pasi hetimet tregojnë se janë përdorur dy armë, një revole dhe një pistoletë.

Gjashtë nga urdhër-arrestet kanë të bëjnë me anëtarët e grupit kriminal ‘L’, ndërsa urdhri i shtatë ka të bëjë me një person të armatosur që ka marrë pjesë në këtë ngjarje. Burimet bëjnë të ditur se grupi prej 7 shqiptarësh janë arratisur me një xhip luksoz pas të shtënave në kafenenë. Të gjashtë anëtarët e grupit ‘L’ ndodhen ende në Greqi, ndërsa i shtati është arratisur drejt vendit të tij të origjinës.

Të gjithë të dyshuarit kanë një të kaluar kriminale dhe kjo e bën ngjarjen më dyshuese. Sipas mediave greke, banda “L” është e përbërë nga 8 persona, të cilët kontrollojnë një klub të njohur në Sepolia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *