Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Analisti: Është koha që gjykatat të kalojnë Vettingun

Analisti Artur Zheji ka reaguar në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit i cili u vra 3 ditë para zgjedhjeve.

Lidhur me rastin Zheji tha gjykatat duhet të kalojnë në vetting, ku theksoi se ende nuk ka zbardhje të plotë të ngjarjes.

Sakaq theksoi se rasti i Xhuvanit do të zbardhë metaforën e zgjedhjeve të 2021

“Pamë pasivitetin e policisë së shtetit, policia shikonte si po kryhej një krim elektoral dhe rrini spektatorë kur ata duhet të parandalonin. Policisë i është dhënë roli të bëjë spektatorin. Të rrijë si një spektator i mirë sepse po të ndërhyjë, ndërhyri shteti. Mendoj që gjyqi që po vonon, i rastit të Pjerin Xhuvanit do të zbardhë metaforën e zgjedhjeve të 2021. Është e kotë të kalojmë në Vetting gjykatat apo policinë, duhet të ketë vetting për procesin zgjedhor. Ishin fshirë, por këtu ka një lojë shumë të çuditshme. Mendoj që një dorë e kujdesshme i ka zhdukur “Policia është me ne” ka qenë një shprehje, për t’i pasur si një shantazh ku nuk dihet se për kë. Fakti që kjo video del pas një viti, ka një mister. Pra tani dali kur u tha që nuk kishte. 2 janë momentet me rendësi; 1-kur shohim që policia i ka pistoletat e ndryshkura, pasi ka të ndryshkur iniciativën për të ndërhyrë. Punën e mbaron një polici pa uniformë, që është mercenare. Nuk duhet të hyjmë në zgjedhjet e majit pa një relativim të ndershëm”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *