Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha: Bardhi dhe Balla përgjegjës politikë!

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Berisha tha se autori kryesor politik i ngjarjes është Taulant Balla dhe kjo është shumë evidente. Sipas tij, të thërrasësh Bardhin pa thirrur Ballën nuk bën asgjë tjetër vetëm provon SKAP-un e partisë

“Autori kryesor politik i ngjarjes është Taulant Balla dhe kjo është shumë evidente. Unë në Parlament jam shprehur që të dy ata janë përgjegjës politikë për ngjarjen. Por të thërrasësh Bardhin pa thirrur Ballën nuk bën asgjë tjetër vetëm provon SKAP-un e partisë. Balla nxori njerëzit me karta dhe lista votimi duke shpërndarë para. Unë nuk jam për hetim të njëanshme, unë jam për hetime të vërteta. Nuk mund që njëri të jetë mbi ligjin dhe tjetri nënë ligjin”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *