Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për të caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 6 efektivët e policisë që ishin prezent në vendngjarje ditën e vrasjes së Pjerin Xhuvanit.
Kërkesa e prokurorisë erdhi me argumentin se ata kishin parë furgonin e Strukturës së Mbrojtjes së Votës dhe faktin që i pandehuri Arbër Paplekaj ishte i armatosur.
Avokatja e familjes Xhuvani u shpreh në seancën e kaluar se Prokuroria arriti të zbulojë se policët ishin në dijeni për 3 furgonët e skuadrave të Strukturës së Mbrojtjes së Votës të PD-së si dhe për faktin se Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur.