Rama ka folur mbrëmjen e sotme në “Opinion” lidhur me masakrën e Elbasanit. Kryeministri Rama tha se PD ka ngritur një strukturë paramilitare. Ai shtoi më tej se ajo që ndodhi në Elbasan është kafshëri. Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u ekzekutua me armë zjarri. Ngjarja e rëndë la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani 50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku 32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota, 27 vjeçe.
“Është ngritur një strukturë paramilitare me emra me histori të errëta, që sipas zëdhënësit të PD që drejton Elbasanin, mund edhe të vrasë. Nëse ai njeri do e humbte jetën nga dora e dikujt që do ishte pjesë e PS, sot do ishte djegur Shqipëria, dhe ju këtu nuk e di se ça do bënit.
Ajo që ndodhi dje në Elbasan, dhe ajo që shoh këtu, është kafshëri. Si kryeministër i këtij vendi, ndjej neveri për këto falanga që të bëjnë të mendosh që Shqipëria është një vend ku ka zbritur një fis hutu”, tha Rama.
Trego a blihen votat?
Urdhra nga një votues i PD nuk i marr.
Emisionin e drejtoj unë, nuk të kam ty patronazhist. Se të ishte për patronazhistët, do dilnit bërrnut këto zgjedhje se kështu i kanë nxjerrë kot.