Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 44-veçarit nga Lezha Pjetër Kola.
Burime për median bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve për lëndë narkotike.
Mësohet se uniformat blu janë duke kërkuar autorin Martin Përgjinin alias Anton Përgjini nga Lezha. 44-vjeçari, nga Lezha u dërgua me urgjencë në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës nga 2 persona ende të panjohur por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Ai kishte marrë një plumb në bark dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale por nuk ia doli të mbijetonte.