Dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën, kur vrau oficerin e policisë nën komisar Saimir Hoxha, do të qëndrojnë në burg pa afat. Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Lezhë, duke rrëzuar kërkesën e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit të cilët kërkonin një masë më të butë.
Ndaj dy të rinjve është ngritur akuza e moskallëzimit të krimit, pasi të martën e 28 shtatorit, kur u vra oficeri Saimir Hoxha në Vain, ata ndodheshin në makinë me autorin e krimit, 21-vjeçarin Aldi Rama.
/Priza.al/